Sot nuk do të ketë orë policore në Maqedoni

Maqedonia

Sot nuk do të ketë orë policore në Maqedoni

Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:09
Ilustrim

Ora policore në Maqedoninë e Veriut nuk do të vlejë sot, kjo për shkak të Pashkëve ortodokse.

Me vendimin e Qeverisë që u miratua ditë më parë, u vendos që ora policore të mos vlejë gjatë mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj.

Ndërkaq, nga nesër e diel 3 maj, ora policore do të vazhdojë sikurse ditët paraprake. Do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Ora policore nuk do të vlejë as gjatë mbrëmjes mes datave 13 dhe 14 maj, për shkak të festës së Bajramit të Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat