Bekteshi: 100% mëditje më të madhe për punëtorët që punojnë të dielave

Maqedonia

Bekteshi: 100% mëditje më të madhe për punëtorët që punojnë të dielave

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:03
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka uruar 1 Majin – Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Ka kujtuar, se me Ligjin e ri për tregti, do të mundësohet që punëtorët që punojnë të dielave, t’u ndahet 100% mëditje më e madhe.

“100% mëditje më të madhe për të punësuarit nëse janë të angazhuar të dielave, me ligjin e ri për tregti! Urime 1 Maji, Dita e Punëtorit!”, ka shkruar Bekteshi në “Facebook”.

Kjo vjen, ngaqë Qeveria tashmë ka sjellë vendim, që dita e diel të jetë ditë jo-pune në Maqedoninë e Veriut, por përjashtim nga kjo do të bëjnë disa veprimtari afariste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat