14 prej 36 viktimave, janë regjistruar gjatë periudhës 1-17 prill

Maqedonia

14 prej 36 viktimave, janë regjistruar gjatë periudhës 1-17 prill

Më: 2 maj 2021 Në ora: 06:58
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar, se 14 nga 36 viktimat, për të cilat u raportua dje, kanë vdekur gjatë periudhës prej 1 deri më 17 prill 2021.

36 viktimat për të cilat u raportuar dje janë:

 11 nga Shkupi,

5 nga Manastiri,

3 nga Kumanova,

nga 2 viktima janë regjistruar në Tetovë, Veles, Gostivar, Kavadar, Strumicë dhe Gjevgjeli,

ndërkaq nga 1 viktimë është regjistruar në Prilep, Ohër, Strugë, Koçan dhe Kërçovë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet, se tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërkaq të tjerët në kushte spitalore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat