Komuna e Çairit me njoftim për regjistrimin e filloristëve

Maqedonia

Komuna e Çairit me njoftim për regjistrimin e filloristëve

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Komuna e Çairit njofton se gjatë gjithë muajit maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit, në përputhje me protokollet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Nga Komuna gjithashtu theksojnë se aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm k;t; vit mund të bëhet online përmes web faqes https://www.facebook.com/flx/warn/?u=https%3A%2F%2Fuslugi.gov.mk%2Fservice-details.nspx%3FserviceId%3D5228%26fbclid%3DIwAR11gOwJz8Ce3YJTqHuCdgMkjmFNRHtchIZ_7uBHX84UGYURWkyP_v5dOfA&h=AT08YyWojX3VeJw0R24K3HAZJHqSmAQwnpfg1HQA4Ry1M39X59MQMWFtmZJqQWBYQCunbRr_yDIxBteZHH-Xq78dhuH8YfImOzCVmA-iNdRTv9D8bu-tnAo2Jvz5goybY6Pjsgku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës., kjo sipas tyre do të mundësojë shmangien e grupimit nëpër shkolla.

Prezenca fizike për realizimin e intervistës mbetet obligative dhe gjatë realizimit të saj çdo shkollë do të funksionojë sipas termineve të caktuara në të dyja mënyrat e aplikimit.

Komuna apelon që të gjitha palët e përfshira në procesin e regjistrimit të filloristëve (mësuesit, prindërit, fëmijët, kuadri administrativo – teknik) të kenë vëmendje të madhe gjatë punës në shërbim të mbrojtjes së shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat