Edtstadler: Ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë në procesin për anëtarësim drejt BE-së mund të jetë i rrezikshëm

Maqedonia

Edtstadler: Ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë në procesin për anëtarësim drejt BE-së mund të jetë i rrezikshëm

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:35
Karoline Edtstadler

Ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet bashkërisht të vazhdojë me procesin për anëtarësim drejt BE-së. Ndarja e këtyre dy vendeve, sipas saj, mund të jetë e rrezikshme dhe kjo duhet të ndalohet.

“Ne dëshirojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkërisht të fitojnë perspektivë në Bashkimin Evropian. Ne jemi të mendimit se do të ishte e rrezikshme dhe do të duhet të ndalohet që këto dy vende t’i ndajmë”, tha ministrja austriake Edstadler në Shkup.

Ajo shpreson se Maqedonia e Veriut do ta tejkalojë kontestin me Bullgarinë dhe se do të mbetet konstruktive dhe aktive në mënyrë që të ndikojë që problemi të zgjidhet deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ministri Dimitrov thotë se qëndrimi për të mos ndarë dy vendet në procesin për anëtarësim është i shumë vendeve anëtare të BE-së.

“Ashtu siç e dëgjuam qëndrimin e Austrisë, dje kishim rastin ta dëgjojmë qëndrimin e Gjermanisë përmes ministri Heiko Maas, ndërsa para disa ditësh ishte përfaqësues sllovak me të njëjtin qëndrim. Mendoj se shumica e vendeve anëtare kanë qëndrim se vendet i përmbushin kushtet dhe se duhet të mbahen konferencat ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat