Nga sot ora policore fillon në 23:00

Maqedonia

Nga sot ora policore fillon në 23:00

Më: 5 maj 2021 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë vendosi në mbledhjen e sotme që ora policore do të fillojë në 23:00 (deri sonte ishte në 21:00) dhe do të zgjas deri në 05:00 të së nesërmes.

Gjatë kësaj mbledhje u vendos që restorantet të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, tarraca dhe jo edhe brenda objektit.

Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga dita e sotme.

Gjithashtu u vendos që të gjithë personat nga India dhe Brazili që hyjnë në Maqedoni duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat