Filloi vaksinimi masiv në Maqedoni, mbërritën edhe një pjesë e vaksinave nga Bashkimi Evropian

Maqedonia

Filloi vaksinimi masiv në Maqedoni, mbërritën edhe një pjesë e vaksinave nga Bashkimi Evropian

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut që nga dita e djeshme filloi imunizimi më masiv i popullatës. Krahas Shkupit, edhe në disa qytete të tjera filluan të funksionojnë pikat rajonale vaksinale.

Krahas 200 mijë vaksinave kineze, në Maqedoninë e Veriut mbërritjen edhe sasia e parë e 120 mijë vaksinave të paralajmëruara nga Bashkimi Evropian, ndërsa vaksinat erdhën me arritjen e eurokomearit për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ministres austriake, Karoline Edtstadler.

Vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara dhe me imunizimin e punonjësve shëndetësorë. Që nga 5 prilli filloi vaksinimi më masiv në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Deri më 2 maj me Pfizer vaksinë janë vaksinuar 19.858 persona (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë, me Sputnik 34.177 persona (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me AstraZeneca 21.949 dhe me Sinofarm 953 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat