Mariçiq: Zaev javën e ardhshme do të shkojë në Bruksel

Maqedonia

Mariçiq: Zaev javën e ardhshme do të shkojë në Bruksel

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:49
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në emisionin “Objektiv” në Radio Televizionin e Maqedonisë tha se kryeministri javën e ardhshme do të shkojë për vizitë pune në Bruksel.

Ai shtoi se kryeministri javën e ardhshme do të takohet me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe do të bisedohet për kontestin me Bullgarinë.

“Me Bullgarinë duhet të gjendet zgjidhje për të debllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, ndërsa kjo zgjidhje nuk duhet të prekë identitetin maqedonas”, tha Mariçiq.

Mariçiq mes tjerash përmendi se raportet e Komisioni Evropian, Departamentit Shtetëror si dhe “Freedom House” dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare, tregojnë se reformat në gjyqësi më në fund po japin rezultate sa i përket sundimit të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat