Mickoski do të takohet me Pendarovskin, do të bisedojnë për 27 prillin

Maqedonia

Mickoski do të takohet me Pendarovskin, do të bisedojnë për 27 prillin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:20
Stevo Pendarovski, Hristijan Mickoski

Të premten, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Siç theksoi Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarë, takimi do të përmbajë dy tema edhe atë: 27 prilli dhe gjendja aktuale në shtet.

Kërkesën për takim e ka kërkuar vet kreu i OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, Mickoski para disa ditëve ishte i pranishëm në protestën ku kërkohej lirimi i terroristëve të dënuar për ngjarjet e 27 prillit ndërsa presidenti Stevo Pendarovski për Kanal 5 deklaroi se është për rigjykim të rastit dhe se nuk beson se ata që kanë hyrë në Kuvend janë terroristë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat