Kofod: Ne jemi të impresionuar nga zhvillimi i reformave në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kofod: Ne jemi të impresionuar nga zhvillimi i reformave në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:58
Jeppe Kofod

Ne jemi të impresionuar nga ritmi i reformave në Maqedoninë Veriore dhe shpresojmë të fillojmë bisedimet e anëtarësimit të vendit në BE sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan në “Twitter” Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jeppe Kofod, pas takimit të djeshëm me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani.

“Ne jemi të impresionuar nga ritmi me të cilin po ndodhin reformat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ne shpresojmë të hapim negociatat e pranimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur. Një shembull i mirë për rajonin”, shkruan Kofod.

Kofod e përshkroi takimin me Osmanin si të frytshëm, duke theksuar se “ata patën një dialog konstruktiv me një koleg të mirë mbi gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat