Për një ditë në Maqedoni janë vaksinuar mbi nëntë mijë qytetarë

Maqedonia

Për një ditë në Maqedoni janë vaksinuar mbi nëntë mijë qytetarë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thekson se imunizimi masiv vazhdon pa ndalesa edhe në ditën e dytë të nisjes së vaksinimit masiv.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme janë dhënë 9.123 vaksina prej të cilave 7.963 janë me dozë tv parë, ndërsa pjesa tjetër rivaksinim”, thotë Filipçe.

Ai shton se deri tani janë vaksinuar 74.076 qytetarë dhe sipas të dhënave të fundit, 25% e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një vaksinë.

“U bëj thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të paraqiten në vakcinacija.mk dhe të vaksinohen”, shkruan ministri Filipçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat