Regjistrohen 26 viktima dhe 324 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 26 viktima dhe 324 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.260 teste, ndërsa janë regjistruar 324 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 110, Kumanovë – 44, Ohër – 18, Strumicë – 17, Prilep dhe Tetovë nga 13, Shtip – 11, Manastir, Veles dhe Kërçovë nga nga 10, Sveti Nikollë – 9, Koçan dhe Vinicë – nga 8, Radovish – 6 , Gostivar dhe Dibër nga 4, Kavadar, Gjevgjeli, Resnjë, Kriva Pallankë, Kratovo dhe Makedonska Kamenica nga 3, Strugë, Negotinë, Berovë dhe Dellçevë nga 2, Probishtipi, Vallandovë dhe Demir Hisari nga 1.

Sot janë regjistruar edhe 1.178 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH gjithashtu njoftojnë se janë konfirmuar 26 viktima nga coronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.461 raste, prej të cilëve 136.545 janë shëruar, kurse 5.042 kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 11.874 raste aktive me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat