MPB e Maqedonisë ka arrestuar personin e kërkuar për vrasje në Turqi

Maqedonia

MPB e Maqedonisë ka arrestuar personin e kërkuar për vrasje në Turqi

Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00 në rajonin e Karposhit policia ka privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Republika e Turqisë.

MPB njofton se personi në fjalë po qëndronte përkohësisht në Shkup.

47-vjeçari kërkohej nga autoritetet turke për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

MPB njofton se Z.S. është ndaluar në stacionin policor në Karposh për procedime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat