Ata që do të punojnë të dielave do të marrin mëditje të dyfishtë

Maqedonia

Ata që do të punojnë të dielave do të marrin mëditje të dyfishtë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 13:45
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, sot bëri të ditur se të gjitha qendrat tregtare dhe të gjitha subjektet që do të punojnë të dielave, sipas ligjit të ri, do të duhet të paguajnë punonjësit e tyre dyfishin e pagës ditore, si dhe 2% të fitimit të tyre në arkën e shtetit.

“Ata që do të punojnë të dielave, duhet gjithashtu që punëtorëve t’ua paguajnë dyfishë mëditjen, si dhe 2% të të ardhurave të tyre që do të fitojnë të dielave do të shkojnë në arkën e shtetit”, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi mes tjerash shtoi se i njëjti ligj do të zbatohet edhe për objektet hotelierike.

Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka thënë se ata punëtorë që do të punojnë në qendra tregtare, të dielën, do të marrin mëditje më të lartë për 100 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat