Pendarovski pas takimit me Mickoskin: Nëse ka fakte të reja le të rigjykohet rasti për 27 prillin

Maqedonia

Pendarovski pas takimit me Mickoskin: Nëse ka fakte të reja le të rigjykohet rasti për 27 prillin

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:05
Stevo Pendarovski

Pas takimit me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, presidenti Stevo Pendarovski në konferencë shtypi tha se nuk mund të bëhet fjalë për amnistimin e personave të cilët janë dënuar për ngjarjet e 27 prillit.

Sipas tij, nëse ka dëshmi të reja, mund edhe të rigjykohet procesi por pa asnjë qëllim që të ushtrohet trysni ndaj gjyqësisë nga kabineti i presidentit.

Pendarovski shtoi se vet ka qenë i sulmuar si deputet më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë dhe se duhet të respektohen ligjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat