​12 të vdekur dhe 198 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

​12 të vdekur dhe 198 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19, kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë regjistruar 198 raste të reja me virus.

Me këto shifra numri i viktimave arriti në 5 079 ndërsa numri i rasteve në 153 891.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 333 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.664.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 148.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3 108 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 738 012 teste në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat