Grubi: Ne bëmë gjithçka, radha është e Bashkimit Evropian

Maqedonia

Grubi: Ne bëmë gjithçka, radha është e Bashkimit Evropian

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:08
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, sot në një panel diskutim 20 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, theksoi se Marrëveshja e Ohrit është krijimtaria proporcionale për paqe, barazi dhe prosperitet për të gjithë.

“9 Maji i sotëm na gjen në 20 vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe në 30 vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët. Dy momente këto të transformimit të thellë shoqërorë, sa të ndara, aq të ndërvarura, momente të një 9 maji nacional dhe rajonal.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit është me të vërtetë krijimtaria jonë proporcionale për paqe, barazi dhe prosperitet për të gjithë. Paraardhësit tanë të fundit ishin një dekadë me vonesë në bërjen e kërcimit kuantik në përpjesëtim me madhësinë e kërcënimit të pabarazisë dhe ndarjeve, megjithatë u arrit nga udhëheqës të guximshëm dhe vizionarë që kthyen faqen e re të pavarësisë sonë të katërt, pas asaj në vitin 1991, 1945 dhe 1903, dhe para së pestës në vitin 2020 me anëtarësimin në NATO dhe të gjithë së bashku në pritje të asaj finale me t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi, mes tjerave në fjalimin e tij ka thënë se Marrëveshja e Ohrit në thelbin e saj është një vlerë e Bashkimit Evropian dhe është e vetmja marrëveshje e paqes plotësisht e suksesshme, e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE, e cila është zbatuar plotësisht në pjesën normative dhe ka kontribuar pa mëdyshje në ardhmërinë tonë evropiane.

“Nga perspektiva e sotme, shohim se sa absurde ishte ajo rezistencë, ato protesta, ato kërcënime, ajo frikë. Gjithmonë them se sa më besnik është shteti ndaj qytetarëve, aq më besnikë janë qytetarët ndaj shtetit. Shoqëria e barabartë, për të cilën shkruhet dhe në Marrëveshjen e Ohrit, kontriboi që unë ta ndjeja shtetin si timin dhe të betohem aq sa u betua kryeministri Zaev dhe presidenti Pendarovski për të mirën e atdheut tonë të përbashkët, për ta ndjerë atë si timin. Marrëveshja e Ohrit në thelbin e saj është një vlerë e Bashkimit Evropian dhe është e vetmja marrëveshje e paqes plotësisht e suksesshme, e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE, e cila është zbatuar plotësisht në pjesën normative dhe ka kontribuar pa mëdyshje në ardhmërinë tonë evropiane. Prandaj, kjo zyrë, përmes shkëputjes nga trashëgimia dhe hapit të guximshëm drejt ndërtimit të themeleve të reja të një shoqërie po aq moderne, duke pranuar ndryshimet më tepër si një avantazh se sa pengesë, më kujton transformimin për të cilin ju flisja në fillim. Qytetarët tanë nuk kanë asgjë më shumë për të bërë, më shumë për të kontribuar, më shumë për të sakrifikuar për ëndrrën evropiane, sepse ne kemi bërë të gjitha kompromiset e nevojshme dhe të panevojshme, duke përfshirë edhe ato më absurde, për të merituar anëtarësimin në familjen evropiane, kështu që tani është radha e Bashkimit Evropian, tash në testim është guximi evropian, ne tash presim të njëjtin guxim nga udhëheqësit evropianë që ata kanë kërkuar nga ne në dy dekadat e fundit, nga Marrëveshja e Ohrit për ndryshimet kushtetuese, pa vonesë dhe pa arsyetim. Ky vendim nuk është vetëm një vendim për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut por është gjithashtu një vendim për mbijetesën e ëndrrës dhe të ardhmes së Bashkimit Evropian”, shtoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat