Byrnes: Do ta përforcojmë partneritetin me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Byrnes: Do ta përforcojmë partneritetin me Maqedoninë e Veriut

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:31
Kate Byrnes

Ambasadorja e SHBA-së Kate Byrnes dhe kryeministri Zaev shënuan së bashku ditën e fitores ndaj fashizmit.

Në fshatin Vratnicë të Tetovës, ata u përkulën para shtatores për nder të pesë pilotëve amerikan, avioni i të cilëve ishte rrëzuar në vitin 1944 në këtë vend nga fuqitë okupatore në territorin e Maqedonisë së asaj kohe. Banorët e fshatit Vratnicë në atë kohë kishin arritur të shpëtojnë tre anëtarë të ekuipazhit. Kryeministri Zaev tha se aksioni shpëtues i popullatës lokale është ngjarje e çmuar.

Edhe ambasadorja Byrnes foli për gjestin human që para disa viteve e kanë kryer banorët e këtij vendi, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy shteteve vazhdon.

“Së bashku do t’i rindërtojmë ekonomitë tona, do t’i ringjallim partneritetet tona dhe do të mësojmë nga tragjedia, ashtu siç i përdorëm tmerret e Luftës së Dytë Botërore për të ndërtuar një rend të ri nga rrënojat e Evropës.

Ky rend shërben si një gur themeli i stabilitetit dhe prosperitetit për këtë kontinent, i cili mbetet një partner i qëndrueshëm për Shtetet e Bashkuara. Më e rëndësishmja, bazohet në unitet, bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë”, tha Byrnes, ambasadore e SHBA-së në RMV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat