Zaev: Pres ende që Bullgaria të heqë dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Zaev: Pres ende që Bullgaria të heqë dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:46
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e tij se çdo ndërhyrje në identitetin e vendit te tij, është e papranueshme.

“Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku.

Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi po vazhdon për një kohë të gjatë, nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë”, – ka deklaruar Zaev për mediat greke.

Ai është shprehur se ende beson se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në mënyrë që vetoja e saj të mos e dëmtojë më tej Shkupin në rrugën drejt Bashkimit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat