ASH: 9 Maji na e kujton ditën e Evropës, por edhe enigmën e rastit të Lagjes së Trimave

Maqedonia

ASH: 9 Maji na e kujton ditën e Evropës, por edhe enigmën e rastit të Lagjes së Trimave

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se data 9 maj çdo herë të sjell në mendje 9 Majin e vitit 2015, procesin e montuar politik, gjyqësor e policor dhe rasti i Kumanovës.

Enigma e këtij rasti, e cila ndodhi në kulmin e zbulimit të përgjimeve të funksionarëve politik të përfshirë në krim dhe korrupsion, flet shumë se ai proces ishte i montuar dhe i orkestruar pavarësisht se nuk përfundoi ashtu siç e kishin paramenduar porositësit.

“Edhe pas shqiptimeve të qindra viteve burg, të anëtarëve të grupit të Kumanovës, sot e kësaj dite kjo Qeveri LSDM -BDI nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të iniciuar një hetim të pavarur gjyqësor ndërkombëtar, që ishte edhe vetë premtim parazgjedhor i kryeministrit Zoran Zaev.

Ndërsa, BDI si pjesë e qeverisjes së atëhershme me OBRM-PDUKM dhe sot pjesë e koalicionit me LSDM ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar të ndodhë një proces i tillë i montuar ku humbën jetë njerëz të pafajshëm nga të dy anët dhe u burgosën shumë shqiptarë me burg të përjetshëm”, theksohet në reagimin e partisë opozitare.

Nga atje theksojnë se sot e kësaj dite nuk është kuptuar se pse ndodhi rasti i Kumanovës dhe kush ishte porositësi i kësaj ngjarje që mbaroi me viktima dhe si rast i tronditi edhe marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat