​Maqedoni Veriore: Mbi 130 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

​Maqedoni Veriore: Mbi 130 raste të reja me COVID-19

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:42
Maqedonia Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore kanë humbur jetën 14 persona për shkak të COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 135 raste të reja me këtë virus.

Me këto shifra, numri i viktimave arrin në 5 093, ndërsa i rasteve në 154 026.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot 298 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137 962.

Aktualisht, janë 10 971 rasteve aktive me COVID-19 në vend./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat