Pendarovski: BE nuk mendon për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues

Maqedonia

Pendarovski: BE nuk mendon për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në procesin integrues

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:27
Stevo Pendarovski

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski vlerëson se BE nuk mund të ndajë Shkupin dhe Tiranën në procesin integrues për në BE.

Pendarovski tha se nga vizita e tij në Bruksel nuk është parashtruar çështja për ndarje të mundshme të dy vendeve.

“Ju siguroj se në bisedën me mua dhe me bisedimet e mia në Bruksel para dhjetëra ditëve, absolut në asnjë instancë nga asnjë bashkëbisedues i imi nuk është parashtruar kjo pyetje; Çfarë mendojmë për ndarje eventuale nga Republika e Shqipërisë.

Do të shihni edhe sot, kryeministrit Zaev është në vizitë në Bruksel…që absolutisht të gjithë, edhe në Këshill edhe në Komision edhe në departamentet e veçanta, posaçërisht ai për zgjerim, nuk mendojnë për ndarje. Të gjithë janë të fokusuar që deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, deklaroi Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat