Sheqerinska: Nëse duam Ballkan stabil, receta është nisja e negociatave me Bashkimin Evropian

Maqedonia

Sheqerinska: Nëse duam Ballkan stabil, receta është nisja e negociatave me Bashkimin Evropian

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:09
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencë për media me homologun e tij nga Çekia, Ljubomir Metnar ka folur për bashkëpunimin e mirë që kanë këto dy shtete.

Ka falenderuar për mbështetjen që Çekia ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në NATO, ndërkaq ka shtuar se këtë po e bën edhe në procesin eurointegrues.

Në këtë drejtim, Sheqerinska ka dërguar edhe porosi deri te BE-ja.

“Nëse duam të kemi Ballkan stabil, atëherë receta është nisja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat