Komuna e Çairit nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e pishinës

Maqedonia

Komuna e Çairit nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e pishinës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në takimin e sotëm që realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, arritën marrëveshje që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve.

“Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës. Kreu i Çairit Ganiu falënderoi drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës”, thuhet në kumtesën e Çairit.

Portalb.mk paraprakisht ka shkruar një seri tekstesh për mosrealizimin e premtimeve të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu. Ndërtimi i pishinës ka qenë një ndër premtimet më të mëdha të Ganiut gjatë fushatës zgjedhore, për mosrealizimin e deritanishëm të së cilit ka shkruar Portalb.mk.

Ganiu, në programin e tij “Kontrata” me të cilin garoi në zgjedhjet e kaluara lokale, kishte premtuar buxhet prej 83,945,350 denarë për “pishinë me fushëlojë sportive të hapur” dhe një buxhet të përgjithshëm prej 720,040,007,70 denarë për “sport dhe rekreacion”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat