Humbin jetën 26 pacientë me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Humbin jetën 26 pacientë me COVID-19 në Maqedoni

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme nga 2.357 testime janë regjistruar 171 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 58 janë në Shkup, 16 Kumanovë, Manastir dhe Radovish 9, Vinicë 8, Koçani dhe Kërçovë 7, Prilep, Ohër dhe Shtip 6, Veles dhe Strumicë 5, Tetovë, Gostivar dhe Resnjë 4, Kavadar 3, Strugë, Negotinë, Sveti Nikole Kratovë dhe Makedonska Kamenica 2, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Demir Hisar 1.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 409 pacientë të shëruar dhe 26 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur tetë janë nga Shkupi, tre nga Manastiri, nga dy në Tetovë, Strumicë dhe Koçani dhe nga një në Kumanovë, Veles, Gostivar, Ohër, Shtip, Kërçovë, Gjevgjeli, Dibër dhe Vinicë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikaur 154.222 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 138.779 janë shëruar dhe 5.135 kanë humbur jetën. Maqedonia momentalisht ka 10.308 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat