Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për huazim nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për huazim nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:18
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi në seancën e 18-të miratoi Ligjin për huazim në të cilin Maqedonia e Veriut do të merr hua nga Banka Botërore për të financuar Projektin për modernizim të bujqësisë.

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Zdravko Trajanov tha se ky projekt do të fusë në borxh Maqedoninë për 46 milionë euro, ndërsa bujqit nuk do të kenë ndonjë përfitim.

“Në ligj nuk përfsihen se ku do të shpenzohen paratë. Kjo le hapësirë që paratë të shpenzohen siç dëshiron dikush. Ky ligj është kontraverz dhe hap dyshime”, tha Trajanov.

Sipas Beti Rabaxievska Naumovska, deputete nga radhët e LSDM-së, me këtë Ligj dëshmohet dhe njëherë politika e sukseshme e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat