Janmat: Pres që BE të miratojë kornizën negociuese

Maqedonia

Janmat: Pres që BE të miratojë kornizën negociuese

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:02
Frek Janmat

Nëse Maqedonia e Veriut nis negociatat me BE-në, procesi i anëtarësimit do të jetë i shpejtë, tha Frek Janmat nga Delegacionit evropian. Janmat shpreson se Bashkimi Evropian shumë shpejtë do të miratojë kornizën negociuese për aderimin e vendit në familjen evropiane.

“Edhe pse vendet e Ballkanit perëndimor nuk janë ende anëtare të BE-së, nuk janë edhe mbrapa saj sepse veç më janë të integruara në aspekte ekonomike dhe në sfera të ndryshme. Shpresoj që së shpejti do të kemi hapje të negociatave mes BE dhe Maqedonisë së Veriut dhe siç thashë që sa më shpejt Maqedonia të merr hapin startues”, tha Frek Janmat, Sektori Ekonomik pranë Delegacioni evropian.

Ndërsa profesori universitar Marjan Bojaxhiev, duke folur për ecurinë e vendin drejtë BE-së, theksoi se askush nuk ka besuar se Maqedonia kaq gjatë do të priste para dyerve të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu pyet se çka nëse përsëri vendi nuk fillon negociatat.

“Ideja është se nëse nuk nisin tani negociata për BE, çfarë duhet të bëjmë ne? Nuk duhet vetëm të rrimë dhe të ankohemi se nuk ka drejtësi, se këta njerëz nuk janë të mirë edhe pse ne i kemi kryer detyrat tona. Ne duhet të bëjmë diçka tjetër dhe mendoj se alternativa jonë më e mirë është integrimi ekonomik ose më mirë integrim ekonomik evropian”, deklaroi Marjan Bojaxhiev, profesor universitar.

Maqedonia e Veriut që nga viti 2005 ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian, ndërsa në vitin 2008,  Greqia bllokoi rrugën e vendit drejtë BE-së me veton greke për çështjen e emrit. Me marrëveshjen e Prespës vendit iu hap rruga drejt BE-së, megjithatë Maqedonia e Veriut përsëri nuk nisi negociatat, për shkak të ndryshimit të metodologjisë për negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat