Dje janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Dje janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni

Më: 12 maj 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 14.976 persona kundër Covid-19,prej të cilëve 13,976 kanë marrë dozën e parë.

Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 160.425 vaksina, prej të cilave 24.851 janë imunizuar duke e marrë edhe dozën e dytë.

Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

Ndërkaq në platformën online janë paraqitur 318.793 persona të interesuar për vaksinim kundër coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat