Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Maqedonia

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:16
Muhamed Zekiri

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri ka deklaruar ka njoftuar për hapjen e 7 thirrjeve për ndihmë ekonomike në kuadër të pakos së 6, ndërkaq ka shtuar, se qëllimi i tyre është që të përgatitur të pritet periudha post-Covid.

Ka vlerësuar, se qëllimi i të gjitha pakove është ruajtja e vendeve të punës së qytetarëve.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e angazhuar maksimalisht në ballafaqimin e pasojave mbi ekonominë. Në kuadër të 6 pakove të realizuara deri më tani, janë miratuar 100 masa të ndryshme me të cilat janë mbështetur subjektet dhe personat fizik të prekur nga pandemia. Të gjitha pakot ekonomike në fokusin e tyre i kanë qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurinë sociale, solidaritetin dhe tejkalimin e pasojave për dalje më të shpejtë, me qëllim që të vazhdojmë me trendet pozitive që të përgatitemi dhe të përgatitur ta presim periudhën post-kovid”, tha Zekiri.

Ai fton kompanitë që të aplikojnë.

“Ju bëj thirrje kompanive të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këto masa”, shtoi Zekiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat