Humanizmi s’ka fund, të rinjët e fshatit Sërbicë, brenda vitit mblodhën 146 mijë euro për qëllime humanitare

Maqedonia

Humanizmi s’ka fund, të rinjët e fshatit Sërbicë, brenda vitit mblodhën 146 mijë euro për qëllime humanitare

Më: 13 maj 2021 Në ora: 00:46
Ilustrim

Këshilli Organizativ i aktiviteteve humanitar nga fshati Sërbicë i Kërçovës brenda një viti ka mbledhur donacione në vlerë prej 146 mijë eurove dhe të njëjtat mjete janë shfrytëzuar për qëllime humanitare.

Gjatë ditës së sotme ata ndanë pako ushqimore dhe veshmbathje për fëmijë jetim dhe fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale.

Gjatë muajit të Ramazanit ata kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme, gjithashtu vitin e kaluar kanë donuar mjete në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që e goditi këtë vend, kanë bërë aksion edhe për hapjen e 176 puseve në Azi, si dhe në vijim e sipër është ndërtimi i një xhamie.

Falë donatorëve këta të rinjë brenda një viti kanë kontribuar me 146 mijë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat