Dalin pamjet, ja vendi ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar me rreth 80 plumba kallashnikovi

Maqedonia

Dalin pamjet, ja vendi ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar me rreth 80 plumba kallashnikovi

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:20
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 13:00) - Janë publikuar pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kamer Idrizi. Mediet fqinje kanë publikuar foto nga vendngjarja, ndërsa theksojnë se në momentin ku ndaj tij u hap zjarr, 42-vjeçari ishte në makinë së bashku me nipin, i cili u plagos rëndë nga breshëria e plumbave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2.

Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Image

Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.

Image

***

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit shqiptar, Kamer Idrizi, 43-vjecar, mbrëmjen e kaluar në lagjen Butel të Shkupit. Mësohet se biznesmeni ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit tip “Golf” të viktimës është qëlluar më shumë se 80 plumba.

Në gjendje të rëndë është edhe kushëriri i tij 22-vjeçar, që ka marrë 6 plumba në trup.

Kamer Idrizi ka qenë një emër i njohur për policinë vendase. Në vitin 2019 ai mori vëmendjen e mediave, ku disa persona qëlluan në drejtim të hotelit të tij.

Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.

Postimi për vëllain:

Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.

Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.

Image

***

Personi i vrarë mbrëmë në lagjen Butel 1 të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, i njohur për policinë si person problematik.

Në ndërkohë, në rrezik për jetën është edhe E.I, 22-vjeçar nga Haraçina, i cili ndodhej në veturën e Kamerit në momentin kur persona të panjohur kishin gjuajtur me armë automatike.

Kameri, siç informon policia, ka vdekur rrugës për në spital, ndërsa me gjashtë plumba në urgjencë është dërguar edhe 22-vjeçari nga Haraçina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve ‘Bosnjë dhe Hercegovina’ dhe ‘Hristijan Todorovski-Karpos’, ndërsa ishin gjuajtur mbi 80 plumba në veturën Golf në të cilën ishte Kameri dhe i riu nga Haraçina.

Ndryshe, Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup.

Në profilin e tij në Facebook mund të shihen foto të shumta të Kamerit me zyrtarë të lartë të LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat