Ushtari i ARM-së që erdhi nga Afrika është i sëmurë me llojin nigerian të coronavirusit

Maqedonia

Ushtari i ARM-së që erdhi nga Afrika është i sëmurë me llojin nigerian të coronavirusit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Ushtari i ARM-së i cili u sjell nga Afrika nuk është i infektuar me llojin e Afrikës së Jugut të coronavirusit, por tek ai është vërtetuar llojit nigerian i virusit.

“Sipas analizave të ASHAM, te ushtari është vërtetuar lloji nigerin i virusit, dhe jo lloji i Afrikës së Jugut, edhe pse ka ngjashmëri mes dy llojeve, nuk bëhet fjalë për të njëjtin lloj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata shtojnë se lloji nigerian është po ashtu i shpeshtë te vendet afrikane.

Ushtari momentalisht ndodhet në fazën e shërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat