George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e Klubit Euro-Atlantik në Sofje, u kërkoi autoriteteve bullgare të heqin bllokadën e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Klubit Euro-Atlantik dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Solomon Pasi, ​​mbështeti thirrjen e Robersonit dhe e quajti Maqedoninë e Veriut – “fqinji dhe miku ynë shumë i mirë”.

Siç raporton AIM nga Sofja, Robertson i kujtoi Bullgarisë se është e nevojshme të kemi një qasje më pragmatike ndaj rreziqeve ndërkombëtare në mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Euro-Atlantik.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu kujtoi vlerat dhe standardet e Aleancës dhe komunitetit Euro-Atlantik dhe krizat në Ballkan, duke shtuar se zgjidhja e tyre u zhvillua përmes një perspektive të Euro-Atlantikut.

“Në 2001, Maqedonia ishte në prag të konfliktit civil, por falë ndërhyrjes së NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe njerëzve të merituar si Boris Trajkovski, ajo u ndalua dhe u nënshkrua një marrëveshje historike e paqes. Sot, Maqedonia është anëtari i 30-të i NATO-s. Me këtë akt, Bullgaria mori një bonus të stabilitetit në kufirin e saj, sepse konflikti civil i përgjakshëm mund të paraqesë rrezik për paqen dhe të ndikojë në stabilitetin jashtë kufijve të Maqedonisë, në të gjithë rajonin”, tha Robertson.

Robertson kujtoi se në kohën pas pranimit të Bullgarisë në NATO dhe BE, njerëzit prisnin anëtarësimin në këto organizata për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në rajon. Prandaj, sipas tij, duhet të hiqet vetoja kundër Maqedonisë për në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat