Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

Maqedonia

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:12
Zoran Zaev, Aleksis Cipras

Marrëveshja e Prespës është e dobishme për vendin, patriotik, i dobishëm për popujt në rajon të cilët duhet të jetojnë në paqe dhe perspektiva, thelbi është se arritëm  diçka historike për Ballkanin dhe vendin, tha lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër grek Aleksis Cipras gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin ekonomik Delfi të cilën e ka ndjekur drejtpërdrejtë edhe kryeministri Zoran Zaev.

“E rëndësishme është në fqinjësinë tonë të kemi aleat, ndërsa jo armik. Duke e marrë parasysh atë që këtu është zotëri Zaev do të them se kjo marrëveshje, e ndryshoi lojën e Ballkanit, e ndryshoi lojën në drejtim pozitiv.

Pa këtë marrëveshje dhe pa perspektivën evropiane edhe për Maqedoninë e Veriut e cila është stabilizuar si vend edhe për Shqipërinë, kam ndjenjë se mund të kishim  shumë fqinj jostabil.

Në kufirin tonë verior do të kishte  jostabilitet si ai që e shohim  në Libi, ndërsa ndoshta edhe vendet e treta do të ishin aktive atje, ndërsa ndoshta edhe Turqia do të luante rol”, theksoi Cipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat