Abazi: Rreziku vazhdon, ende ka të infektuar

Maqedonia

Abazi: Rreziku vazhdon, ende ka të infektuar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:38
Ilustrim

Hoxha i Porojit edhet kete Bajram me masa të veçanta. Nw xhami ka falur vetëm vetëm namazin e Bajramit, por jo edhe atw tw sabahut. As ligjërata fetare nuk ka pasur. Sipas Imamit Maksut Abazi kjo është bërë që të mos keet grumbullim të njerëzve.

Sipas Imamit të kësaj xhamie arsyeja është se jemi në kohë pandemie dhe kjo ka qenë mënyra e vetëm që të mbrojë banorët nga virusi.

Në Poroj të Tetovës namazi i Bajramit nuk është falur as në dy Bajramet që lamë pas, kur hoxha Mazllam Abazi doli kundër vendimit të BFI-së. Ai në atë kohë tha se nuk do rrezikon besimtarët. Ndërsa në Tetovë falja e namazit të Bajramit edhe sabahu është bërë në të gjithë xhamitë.

“E pamë të arsyeshme që sabahu të falet në shtëpi kurse namazi i Bajramit në xhami edhe pesë minuta në gjashtë lajmëruam xhemati të jetë tek xhamia dhe kështu që zgjati vetëm 10 minuta procedura e faljes së Bajramit. Rreziku vazhdon, ka të infektuar edhe pas këtij Bajrami nuk duhet të jemi të lëshuar pasi ka të infektuar akoma”, tha Maksut Abazi – imam i fshatit Poroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat