Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:42
Ilustrim

Sipas raportit të publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) për 24 orët e fundit, janë regjistruar 3803 pacientë të shëruar.

Ky është numri më i madh i pacientëve të shëruar të regjistruar nga Kovid-19 për një ditë deri më tani.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 123 raste të reja me Kovid-19 dhe 17 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.494, numri i pacientëve të shëruar është 143.069, numri i vdekjeve është 5.168, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.257.

Më shumë raste aktive ka në Shkup 2.650, Kumanova 547, Manastiri 446.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat