Të gjithë ata që nisën drejt Greqisë u kthyen prapa, autoritetet greke nuk e hapën kufirin

Maqedonia

Të gjithë ata që nisën drejt Greqisë u kthyen prapa, autoritetet greke nuk e hapën kufirin

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:53
Ilustrim

Të gjithë shtetasit e RMV-së që sot u nisën drejt Greqisë, u kthyen prapa, pasi nuk u lejuan të futen nga Policia e Greqisë.

Zyrtarët policorë nuk e dijnë kur do të arrijë miratimi nga Athina për hyrjen e shtetasve të huaj, ndërsa presin që të arrijë deri në mesnatë ose nesër në mëngjes.

Në kufirin me Greqinë kishte makina me targa të Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë, të cilat kanë pritur në kolona.

Përveç këtij informacioni, shërbimet kufitare greke refuzojnë të japin përgjigje tjetër.

Për momentin as nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacion pse nuk është hapur kufiri me Greqinë dhe nëse kanë marrë ndonjë përgjigje nga autoritetet greke.

Ndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev njoftoi se prej sot do të hapet kufiri me Greqinë për të gjithë shtetasit e RMV-së, por me PCR test negativ, vërtetim për vaksinim ose rezultat pozitiv për anti-trupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat