Sot mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina kineze në Maqedoni

Maqedonia

Sot mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina kineze në Maqedoni

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës i dha donacion Maqedonisë së Veriut 100 mijë vaksina “Sinofarm” që do të mbërrijnë sot.

Donacionin, para depos për vaksina në poliklinikën “Jane Sandanski” do ta dorëzojë ambasadori kinez në Maqedoni, Yang Su, ndërsa të pranishëm do të jenë ministrja Sheqerinska dhe ministri Filipçe.

Dërgesa e donacionin është bërë me takimin e Sheqerinksës me ministrin kinez të Mbrojtjes, gjeneralin Vei Fenge gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, në fund të muajit maj në Maqedoninë e Veriut arritën 200 mijë vaksina “Sinofarm” që Qeveria i bleu nga prodhuesi kinez, ndërsa janë paralajmëruar edhe 500 mijë vaksina “Sinovac”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat