MSH Maqedoni: Dje janë vaksinuar 13.482 qytetarë

Maqedonia

MSH Maqedoni: Dje janë vaksinuar 13.482 qytetarë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:43
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po vazhdon pa pengesa në gjithë vendin.

Ata theksojnë se vaksinimi masiv do të vazhdojë me donacionin prej 100 mijë vaksinave “Sinofarm” që arriti sot dhe se vetëm dje janë vaksinuar 13.482 qytetarë.

Gjithsej janë aplikuar 189.842 vaksina, ndërsa 26.415 qytetarë deri tani janë rivaksinuar.

Paraqitjen për vaksinim qytetarët mund ta bëjnë në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa për vaksinim deri tani janë paraqitur 346.431 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat