MPJ: Qytetarët e Maqedonisë të shmangin udhëtimet për në Izrael

Maqedonia

MPJ: Qytetarët e Maqedonisë të shmangin udhëtimet për në Izrael

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:20
MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të shmangin udhëtimet ose kalimin trasit nëpër këtë vend.

MPJ shton se për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965.

Shtetasit po ashtu mund të paraqiten në ndonjë prej numrave SOS të shpallur në ueb-faqen e internetit të mistrisë.

Ndryshe, disa ditë me radhë gjendja në Izrael nuk është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat