Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira mesatare. Në pjesën perëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 12 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 18 deri 27 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë celsius.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë me paraqitje të shiut lokal të pasdites në pjesët veriore. Deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa të hënën pasdite do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat