Mbyllet një objekt hotelerik në Dibër, privohet nga liria pronari

Maqedonia

Mbyllet një objekt hotelerik në Dibër, privohet nga liria pronari

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, gjatë ditës së djeshme, nga ora 22:00 deri në ora 24:00, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik në Dibër.

Gjatë kontrollit është vërtetuar se objekti hotelerik i vendosur në rrugën “8 shtatori” në pronësi të K.R (23) nga Dibra nuk ka respektuar protokollet dhe masat tjera kundër përhapjes COVID-19.

Pronari është privuar nga liria, ndërsa objekti është mbyllur me blombë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik në Dibër dhe pas dokumentimit të rastit ndaj pronarit do të parashtrohet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat