Bytyqi, Filipçe, Spasovski dhe Carovska nënkryetarë të LSDM-së

Maqedonia

Bytyqi, Filipçe, Spasovski dhe Carovska nënkryetarë të LSDM-së

Më: 17 maj 2021 Në ora: 08:53
LSDM

Gjatë kongresit të djeshëm të LSDM-së, menjëherë pas zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë qendrore janë zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm i partisë dhe nënkryetarët.

Për sekretar të partisë u zgjodh Ljupço Nikollovski.

“Për nënkryetar të partisë janë zgjedhur, Fatmir Bytyqi, Milla Carovska, Oliver Spasovski dhe Venko Filipçe”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Që të katër të zgjedhurit, janë anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat