Avokati i Popullit ia dorëzon raportin vjetor Talat Xhaferit

Maqedonia

Avokati i Popullit ia dorëzon raportin vjetor Talat Xhaferit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:56
Talat Xhaferi dhe Naser Ziberi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi, me rastin e dorëzimit të Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në takim ishte e pranishme edhe Suzana Saliu, zëvendësja e Avokatit të Popullit. njoftojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

“Gjatë takimit u bisedua për çështje në fushëveprimin e punës dhe kompetencave të Avokatit të Popullit dhe për gjendje, pyetje dhe aktivitete tjera. Avokati i Popullit Ziberi foli për çështjet kadrovike në institucionin që e përfaqëson, për natyrën dhe numrin e parashtresave të parashtruara nga qytetarët që i parashtrojnë me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre civile, për ndikimin e pandemisë me Kovid-19 në natyrën e parashtresave të parashtruara dhe në punën e institucioneve”, thuhet në deklaratë.

Kryetari Xhaferi shprehu interes për gjendjen dhe përmbajtjen e Raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe informoi për punën e Kuvendit, për qëllimet dhe aktivitetet aktuale.

Në takim u konstatua raporti ndërmjet institucioneve Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si i mirë, efikas dhe korrekt ndërsa në drejtim të Raportit vjetor, Kryetari Xhaferi theksoi se deputetët do të informohen në kohë dhe si rezultat në këtë pritet edhe fillimi i procedurës parlamentare për shqyrtimin e Raportit dhe miratimin e rekomandimeve që do të kishin dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat