RMV, nxënësit deri në 10 vjeç do të mund të pranohen në kopshte gjatë pushimeve verore nëse ka vend dhe kushte

Maqedonia

RMV, nxënësit deri në 10 vjeç do të mund të pranohen në kopshte gjatë pushimeve verore nëse ka vend dhe kushte

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Nxënësit deri në 10 vjeç që kanë nevojë për kujdes në kopsht fëmijësh, pas përfundimit të vitit shkollor, më 10 qershor do të pranohen në kopsht nëse ka më pak fëmijë në grupe sesa parashikohet në Protokollin për aktivitetet në institucionet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve dhe nëse kapacitetet hapësinore e lejojnë një gjë të tillë, thonë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Në përshkrimin e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë thuhet se përveç që është një formë e mbrojtjes së fëmijëve deri në moshën 6 vjeç, pra deri në përfshirjen në arsimin bazë, gjithashtu mund të sigurojë akomodim dhe ushqim për fëmijët mbi gjashtë vjet, gjegjësisht nga fillimi i shkollës fillore deri në moshën dhjetë vjeç.

Në vitet e kaluara, gjatë pushimeve të verës nga 10 qershori deri më 1 shtator, fëmijët deri në 10 vjeç kishin mundësinë e kujdesit në kopshte, duke pasur parasysh që frekuentimi i fëmijëve që shkojnë rregullisht gjatë asaj periudhe është zvogëluar ndjeshëm. Viti shkollor po mbaron, kështu që prindërit që nuk kanë askënd të kujdeset për fëmijët e tyre deri në 10 vjeç dhe të cilët kanë kontaktuar redaksinë tonë se janë të shqetësuar nëse në përputhje me situatën me kovid-19 fëmijët do të kenë kujdes gjatë muajve të verës.

Nga Ministria për Sdk.mk thotë se ata, si përgjegjës për politikat për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë, së bashku me Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive kanë përgatitur Protokoll, i cili u është dorëzuar të gjitha kopshteve publike dhe private.

“Sipas vendimit të Qeverisë më 11 maj 2021, ndryshimet në Protokoll parashikojnë që grupet edukative për fëmijë deri në 2 vjeç duhet të kenë maksimumi 15 fëmijë dhe grupet për fëmijë nga 2 deri në 10 vjeç duhet të kanë maksimumi 20 fëmijë. Duke marrë parasysh faktin që kopshtet punojnë me kapacitet të reduktuar dhe një numër më të vogël të fëmijëve në grupet edukative, është verifikuar nevoja për të përcaktuar prioritet gjatë pandemisë”, u përgjigjën nga kabineti i ministres Jagoda Shahpaska.

Prioritet në këtë periudhë për frekuentim të kopshteve kanë fëmijët e prindërve vetë-ushqyes dhe fëmijët e dy prindërve që janë të punësuar dhe për atë do të sjellin vërtetim në institucion.

Kujdesi për fëmijët e tjerë dhe regjistrimi i fëmijëve të rinj bëhet nga vetë kopshti nëse ka numër më të vogël të fëmijëve në grupe sesa parashikohet në Protokoll dhe nëse kapacitetet hapësinore e lejojnë atë.

Njlkohësisht, ju informojmë se kopshtet janë ato që organizojnë punën në kopsht në përputhje me Protokollin, ndërsa themeluesit e Institucioneve publike për kopshtet (Komunat) duhet të gjejnë mënyrë, gjegjësisht kapacitet shtesë hapësinor ( përshtatja e hapërirave) për kujdesin dhe fëmijët e tjerë që janë regjistruar ose janë në listat e pritjes. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të gjitha kopshteve iu paraqiti udhëzim me shkrim që të azhdohet regjistrimi dhe kujdesi për fëmijët, veçanërisht ata fëmijë, dy prindërit e të cilëve janë të punësuar, pavarësisht nëse ata punojnë nga shtëpia apo me prani fizike. Udhëzohet gjithashtu me shkrim që të kontaktohet me prindërit fëmijët e të cilëve janë regjistruar dhe nuk janë sjellë për të qëndruar në kopshte në këtë periudhë, në mënyrë që të deklarohen nëse fëmija i tyre do të marrë pjesë në kopsht apo vendi do të lirohet”, shtuan nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat