Pse hoxhallarët në Maqedoninë e Veriut i thërrasin me termin efendi?!

Maqedonia

Pse hoxhallarët në Maqedoninë e Veriut i thërrasin me termin efendi?!

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:38
Skënder Karaçica

Në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, besimtarët shqiptarë të besimit Islam, e kanë bërë si “rregull” që hoxhallarët të nderohen me emërtimin (efendi)!

Fjala (efendi) është term në histori, titull i lartë që i jepet një njeriu me shkollë në kohën e pushtimit osman.

Për këtë term (shih: Fjalori i Gjuhës Shqipe, ASHSH 2006).

Në dritën historike të termit (efendi) do të ishte mirë që BIFM-së në Shkup të ndërhyjë përmes rregullave fetare dhe, siç thuhet të “Kushtetutës” në mënyrë që termin e vjetër (efendi) në historinë e pushtimit osman të trojeve shqiptare mos të përdorët në leksikun zyrtar në xhamitë me besimtarët shqiptarë të këtij nënqielli në Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat