Regjistrohen 43 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 6 pacientë

Maqedonia

Regjistrohen 43 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 6 pacientë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve janë bërë 3.007 testime dhe janë regjistruar vetëm 43 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 24 janë në Shkup, Kumanovë 5, Manastir dhe Ohër 3, Prilep, Tetovë dhe Kërçovë 2, dhe nga 1 në Gjevgjeli dhe Vinicë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 48 të shëruar dhe 6 pacientë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi dhe nga një ka në Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Veles.

Që nga fillimii pandemisë në Maqedoni janë diagnistifikuar gjithsej 155.345 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 148.846 janë shëruar dhe 5.429 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 1.070.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat