Shqiptohen 778 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit

Maqedonia

Shqiptohen 778 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:51
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në aksionin e zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 778 sanksione për vozitës që lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, njofton MPB.

“Prej tyre 111 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, 12 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar.

Numri më i madh i sanksioneve janë shqiptuar në territorin e SPB- Tetovë- 151, pastaj në territorin e SPB Shkup- 145, territorin e SPB Kumanovë-123…”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Nga MPB paralajmërojnë se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat