Provimin e dytë ekstern e mbajnë sot Maturantët në Maqedoni

Maqedonia

Provimin e dytë ekstern e mbajnë sot Maturantët në Maqedoni

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Maturantët sot prej orës 10:00 do ta kalojnë provimin e dytë ekstern për të cilin kanë mundur të zgjedhin ndërmjet lëndëve matematikë, gjuhë të huaj, filozofi dhe estetikë.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për provime, testin e matematikës e kanë zgjedhur 1529 kandidatë. Sikur edhe në vitet e kaluara, më shumë janë përcaktuar për gjuhë të huaj, ndërsa numër më të madh ka për gjuhën angleze (13.452). Gjuhën gjermane e kanë paraqitur 140, gjuhën franceze 32, gjuhën ruse 18.

Matematika dhe gjuhë e huaj janë zgjedhje për nxënësit e gjimnazit dhe arsimit profesional, ndërsa për nxënësit e shkollave të artit – gjuha e huaj është në alternim me filozofinë (në shkollat për art figurativ dhe janë 14 të paraqitur) dhe me estetikë (në shkollat për arsim muzikor dhe janë paraqitur 66 kandidatë).

Sipas gjuhës mësimore, në gjuhën maqedone për provimin sot janë paraqitur 10.886 maturantë, në gjuhën shqipe 4134 dhe në gjuhën mësimore turke 27.

Provimin e parë ekstern – gjuhë amë e kalojnë të shtunën. Ai ishte i obliguar për të gjithë 15.294 kandidatë aq sa janë paraqitur për maturë në këtë vit shkollor (gjuhë maqedone dhe literaturë 10.848, gjuhë shqipe dhe literaturë 4078 dhe gjuhë turke dhe literaturë 272).

Gjithsej nga të gjithë të paraqiturit mbi 15.000 kandidatë, 7050 janë nga arsimi i gjimnazit, 7983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm artistik.

Rezultatet e dy provimeve eksterne do të publikohen në fillim të korrikut, gjegjësisht më së voni 30 ditë nga provimi i fundit (i dytë) ekstern.

Për maturantët të cilët më 5 dhe 11 qershor kanë koronavirus ose janë në izolim, janë mundësuar termine plotësuese për provim më 25 dhe 28 qershor, me dhënie të vërtetimit deri te komisionet e shkollave.

Pas testeve nga provimet eksterne, maturantët deri në fund të muajit do t’i kalojnë edhe të dy provimet eksterne në shkolla, ndërsa përveç tyre kishin edhe obligim për përpunim të detyrës projektuese e cila, sipas kalendarit është realizuar nga 15 marsi deri më 30 prill.

Maturantët që nuk do ta kalojnë provimin në qershor, do të kenë mundësi të dytë në sesionin e gushtit – terminet janë 11 gusht për provimin e parë ekstern dhe 13 gusht për provimin e dytë ekstern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat