Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca të tre komisioneve

Maqedonia

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca të tre komisioneve

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 10:18
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të tre komisioneve kuvendore. Sipas ueb faqes së Kuvendit, seanca duhet të mbajnë komisionet për shëndetësi, për çështje evropiane dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Është caktuar edhe takim online të grupeve drejtuese të Kuvendit dhe Parlamenti suedez në temë “Marrëdhënia midis shumicës parlamentare dhe opozitës në shoqëritë demokratike”.

Komisioni do të debatojë për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore në lexim të dytë, ndërsa në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane janë ndryshimet e ligjit për fonde investuese dhe të ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, të dyja në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi duhet të shqyrtojnë më shumë ndryshime ligjore në lexim të dytë midis të cilave ndryshimet e Ligjit për gjueti, për peshkim dhe akuakulturë, për cilësi dhe siguri të plehrave, për prodhime bujqësore organike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat